Hapësire reklamuese

Rajoni

Abazoviç apel qytetarëve: Kurseni karburantin, një vit i vështirë na pret! Do të kemi krizë ushqimore

Shkruar nga Newsbomb
Abazoviç apel qytetarëve: Kurseni karburantin, një vit i

Kryministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i ka kërkuar qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike dhe karburantit pasi një vit i vështirë po vjen.

Ai u shpreh se qeveria po bën gjithçka që mundet për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve, sa i përket rritjes së çmimeve të karburanteve.

Abazovi shtoi se shqetësimi më i madh i Qeverisë është se çfarë do të ndodhë në vjeshtë, sepse “jo vetëm do të kemi krizë energjetike, por edhe ushqimore”.

“Vendet serioze po e konsiderojnë seriozisht krizën e afërt. Ne do t’i marrim të gjitha masat dhe i kemi marrë dhe tashmë kemi pasur një iniciativë për politikën e akcizës. Nuk e dimë se çfarë na pret në shtator, pasi përveç krizës së karburanteve do të kemi edhe atë ushqimore.

Kërkoj prej qytetarëve që të punojnë në kursimin e energjisë elektrike dhe karburantit. Qytetarët është mirë që t’iu përshtaten ndoshta më shumë stileve të jetesës së shëndetshme. Ky nuk është një apel për të ndryshuar zakonet, por çdo gjë në botë po përballet me një vit të vështirë dhe nuk do ta anashkalojë as Malin e Zi”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu