Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Abazi hedh akuza të forta: Ja si po na i vjedhin votat

Shkruar nga Newsbomb
Abazi hedh akuza të forta: Ja si po na i vjedhin votat

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi me anë të një postimi ka shprehur shqetësimin se votat po u vidhen.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Abazi pretendon se votat e tyre po bëhen të pavlefshme ose po i jepen Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama.

“Një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje është si në vijim:

Aty ku qytetari ka vendosur një "X" poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një "X" tjetër te një prej kandidatëve të PS, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke ia dhënë PS.

Deri tani këto raste i kemi evidentuar në disa Qendra Numërimi të cilat do i bëjmë publike në vijim” shkruan Abazi në postimin e tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll