Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

A u rikthye karantina për të ndaluar votimin e emigrantëve? Flet Celibashi: E kam të ndaluar ta komentoj, qytetarët mund ta vlerësojnë vetë përse është marrë ky vendim

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi është pyetur ditën e sotme nga gazetarët, nëse karantina 2 javore për emigrantët që u vendos nga Komiteti Teknik i Ekspertëve është bërë që të ndalohet votimi i emigrantëve.

Celibashi tha se i është ndaluar që të flasë për këtë çështje, por që çdo qytetar mund ta vlerësojë vetë se përse është marrë një vendim i tillë.

Sipas tij, çështjet e shëndetit të qytetarëve janë në dorë të institucioneve të tjera.

“Duhet ta kuptoni që nuk kam asnjë lloj tagri për ta komentuar vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve pasi është një çështje që lidhet me shëndetin e qytetarëve.

Çështjet e shëndetit të qytetarëve në raport me pandeminë janë atribut i institucioneve të tjera.

Si komisioner e kam të ndaluar ta komentojë këtë vendim, çdo qytetarë mund të vlerësojë vetë për se është marrë një vendim i tillë.

Për sa i përket procesit të votimit mund të them se ata të qendrës së vlerësimit nuk janë mjekë për të vlerësuar kush duhet të votojë e kush jo”,- tha Celibashi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img