Hapësire reklamuese

Aktualitet

A u ndje i përdorur pasi doli në spotin e PS? Pipero: Nuk ma priste mendja që...

Shkruar nga Newsbomb
A u ndje i përdorur pasi doli në spotin e PS? Pipero: Nuk ma priste

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero së fundmi është bërë objekt bisede pasi u bë pjesë e spotit të fushatës së PS, duke përçuar mesazhin e vaksinimit në popullatë.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, Pipero tha se nuk është ndjerë i përdorur dhe këtë mundësi e ka shfrytëzuar për të dhënë një mesazh në popullatë në mënyrë që të ketë vaksinim masiv.

“Ishte një vendim që nuk ma priste mendja se do isha një ditë. Por kjo pandemia, mediat e kështu më nxorrën nga një mjek në një spital, në një imazh të kësaj pandemie. Prandaj doja që ky spot të përcillte një mesazh sensibilizimi që qytetarët të vaksinohen, pasi është rruga e vetme për t’i dhënë fund virusit edhe në vendin tonë. Nuk prisja të kishte kaq shumë debate, por jam përpjekur që spoti të jetë profesional në shërbim të një qëllimi madhor. Koinçidoi dhe çdo forcë politike që do ma kishte kërkuar, do ja kisha pranuar”, tha Pipero.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll