Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
1.5kmh
0 %
Hën
35 °
Mar
36 °
Mër
36 °
Enj
34 °
Pre
29 °
E hënë, 27 Qershor, 2022
spot_img

A u dekonspirua operacioni? Eksperti i sigurisë: Kreu i SPAK tha se i kishin lokalizuar, por nuk i gjetën! T’u përgjohet telefoni policëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria Speciale dhe Policia e Shtetit zhvilluan dje operacione në disa qarqe të vendit dhe nga 32 urdhër-arreste ekzekutuan 18 prej tyre. Një pjesë e bosëve të krimit nuk u gjetën në shtëpitë e tyre, edhe pse kreu i SPAK Arben Kraja tha se ata ishin lokalizuar më parë.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa thotë se operacioni mund të jetë dekonspiruar, ndaj ai thotë se punonjësve të Policisë së Shtetit duhet t’u përgjohen telefonat.

albsig

spring

“Kemi dyshime të arsyeshme. Kreu i SPAK thotë se e kishim lokalizuar por nuk e gjetëm. Është mundësia e dekonspirimit. Këtu përfshihen shumë struktura dhe forca, vetë komisariatet e zonave ku kanë vepruar dhe punonjës nga më të thjeshtët deri tek më të specializuarit, janë shefat e komisariateve dhe vartësit e tyre që kanë përgatitur një plan masash për të krijuar një operacion dhe mundësia e dekonspirimit është.

Aq më tepër që sot mënyra e dhënies së informacionit është e sofistikuar. Janë aplikacionet, radiot e koduara të cilat përdorin frekuenca të veçanta të cilat rrisin ose ulin shpejtësinë për të mos u identifikuar.

Kjo është një nga ato arsye përse çdo punonjësi policie duhet t’i përgjohet telefoni. Në momentin që je punonjës policie, për hir të dyshimeve që kemi, tregon se janë të përfshirë dhe pse të mos përgjohet telefoni. Nuk është privatësi kur ke një detyrë të tillë”, tha Softa në Report Tv.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img