Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

A transmetohet virusi kinez nga porositë online? Ja si përgjigjet shefja e Infektivit

spot_img

Lajme të ngjashëm

93529aeee9f571f731c83982daf13cf3

Shefja e Infektivit në QSUT Najada Çomo, ka folur për herë të parë për mundësinë e përhapjes së virusit kinez “korona” nëpërmjet porosive online.

E ftuar në emisionin Repolitix, Çomo ka thënë se transporti i pakove të porositura në Kinë do disa ditë që të mbërrijë në vendin tonë, dhe nisur nga koha që pakoja qëndron e mbyllur virusi nuk mbijeton.

“Në Shqipëri nuk kemi burim infeksioni për virusin kinez. E dyta, veç burimit të infeksionit nëse ne mbërrijmë te porositë online është luks i madh por që kërkon një përgjigje reale. Transporti nga ai vend derisa të mbërrijë në Shqipëri kalon kohë e gjatë dhe virusi nuk është aq jetëgjatë për të jetuar në mjetet e ambalazhuara dhe në këtë mënyrë nuk ekziston mundësia e përhapjes së virusit.

Kina transporton në të gjithë botën dhe ne jemi vendi fundor që marrim nga Kina. Dhe nëse do të kishte ndodhur instancat në të gjithë botën do të kishin marrë masa drastike për të mos lejuar eksportin e pakove që andej. Unë po them një gjë shumë të rëndësishme, ne nuk kemi burim infeksioni te ushqimi dhe uji që janë burime kryesore. Shqipëria është vend me risk shumë të ulët, ne sot kemi zero raste”, ka thënë shefja e Infektivit në QSUT Najada Çomo.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img