Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
29 %
5.7kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
2 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

A shkoi në ceremoni? Vis Martinaj dërgoi kurorë te varri i kushëririt të vrarë në atentat (FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot bëhet një njavë nga vrasja në atentat e Brilant Martinajt dhe dy miqve të tij, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, ndërsa ende nuk ka asnjë autor të dyshuar për krimin e rëndë.

Shënjestër e këtij atentati dyshohet se ka qenë Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt.

Ky i fundit ka dërguar një kurorë me lule në varrin e 23-vjeçarit. Siç dallohet edhe në foton më poshtë, në kurorë lexon “Nga Visi”.

Është e paqartë nëse Ervis Martinaj ka marrë pjesë në ceremoninë mortore. Por sipas “Vox Neës”, makina e blinduar tip “Toyota Land Cruiser”, me të cilën lëviznin Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi mbrëmjen e të premtes kur iu bë atentat, përdorej edhe nga vetë Ervis Martinaj.

Burime bëjnë me dije se e njëjta makinë është parë edhe në varrimin e Brilant Martinajt pak ditë më parë.

Ervis Martinaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pas dëshmiver të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës.

Më shumë


spot_img









spot_img