Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

A shkakton AstraZeneca trombozë? Shkencëtarët: Mpiksja e gjakut shkaktohet nga Covid dhe jo nga vaksina

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ekipi hulumtues i Oksfordit pas një studimi doli në pëfundim se rreziku i zhvillimit të mpiksjes së gjakut ose ndryshe të njohur si tromozë e sinusit venoz cerebral është 8-19 herë më e lartë te personat që janë të infektuar me Covid sesa te ata persona që marrin vaksinën.

Studimi është bazuar te vetëm ata persona të cilët kishin marrë dozën e tyre të vaksinës Pfizer ose të Modernës.

Hulumtimi përfshiu të dhënat elektronike shëndetësore të 81 milion njerëzve në SHBA dhe ndoqën të gjitha rastet e mpiksjes së gjakut të personat që ishin diagnostifikuar me koronavirus, dhe rastet e atyre që kishin pësuar trombozë pasi kishin marrë vaksinën e tyre të parë të koronavirusit.

Dhe sipas këtij hulumtimi rezultoi se personat të cilët shfaqnin mpiksje gjaku në tru pasi vaksinoheshin kundër Covid ishin shumë të rralla, ndërsa më të shpeshta ishin rastet e personave të cilët ishin duke kaluar koronavirusin.

Gjithashtu gjatë  studimit u gjetën se rastet e mpiksjes së gjakut ishin të zakonshme tek njerëzit që tashmë kishin sëmundje kardiovaskulare. Disa raste u vunë re te personat nën moshën 30-vjeç , duke treguar se nuk janë të imunizuar ndaj komplikimeve serioze nga koronavirusi.

Shkencëtarët thanë se ky studim i tyre nuk mund të indetifikojë nëse vaksinat janë të lidhura me mpiksjen e gjakut dhe duhen studime shumë më të mëdha për ta adresuar këtë. Ata gjithashtu bënë të ditur e do të nevojitej një bazë të dhënash më e plotë sepse ashtu si në rastet ishte e paqartë saktësisht se cila vaksinë e mARN-së ishte dhënë.

Kujtojmë se shumë vende kanë pezulluar AstraZenecën pas rasteve të mpiksjes së gjakut që shkaktuan te pacientët të cilët morën dozën e tyre të vaksinës.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img