
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për media në lidhje me zgjedhjet e 14 majit.
Meta është pyetur nëse opozita rrezikonn të humbë bastjonin e Shkodrës, pasi maxhoranca ka bashkuar forcat me Benet Becin dhe deputetin e PL, Agron Çela.
Meta u shpreh i sigurt se opozita do të fitojë jo vetëm në Hkodër, por Tiranë, Elbasan dhe Durrës.
“Mos u merrni me lajme të vjetra të një viti që ka ikur ku pararisht të gjithë ishin bashkë. Në mars Berisha i shqepi fare. Askush nuk na frikson nga fitorja që pritet në Tiranë, Durrës Elbasan dhe anembanë Shqipërisë.
Shkodra…0 bashki dhe 0 mundësi për të njollosur Shkodrën dhe shkodrantë. E ka shndërruar Shkodrën në një fshat të braktisur. Mori përgjigje më 6 mars dhe do marrë përgjigje dhe më 14 maj” tha Meta.