Hapësire reklamuese

Aktualitet

A rrezikohet Shqipëria nga tërmetet në Greqi? Përgjigjet sizmioplogu: Mund të përbëjë shqetësim lokal, por...

Shkruar nga Newsbomb
Rexhep Koci

Greqia është goditur nga disa tërmete të forta që prej ditës së djeshme, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Por lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, ku disa qytete u lëkundën pas tërmetit 5.9 ballë që “shkundi” Larisan.

Sizmiologu i IGJEUM, Rexhep Koçi, thotë se nuk ka asnjë rrezik që Shqipëria të përfshihet nga goditje sizmike.

Në një lidhje telefonike për Klan News, Koçi  u shpreh se vendi ynë nuk është i përfshirë në zonën e aktivizuar në pjesën qëndrore të Greqisë.

“Ne nuk jemi të përfshirë në këtë zonë, megjithëse Ballkani Perëndimor është zonë me aktivitet sizmik të lartë, por zona e aktivizuar në pjesën qëndrore të Greqisë nuk përbën asnjë lloj rreziku për territorin e vendit tonë. Nuk është e thënë që një zonë që s’ka gjeneruar tërmete, aq sa mund të disponohet informacion, nuk do të thotë që në një moment të caktuar të gjenerojë tërmete. Kjo mund të përbëjë shqetësim lokal por jo për Shqipërinë”,  u  shpreh Rexhep Koçi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll