Tirana
broken clouds
12 ° C
12 °
12 °
82 %
1kmh
75 %
Mar
14 °
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
9 °
E martë, 13 Prill, 2021
spot_img

A rrezikohen zgjedhjet nga vonesa e fletëve të votimit? Jep përgjigjen Celibashi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka dhënë disa sqarime në lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me 25 prill.

Ai u pyet nga gazetarët nëse rrezikohet procesi zgjedhor, pasi kompania sllovake e printimit të fletë-votimeve ka thënë se nuk i përfundon dot për 10 ditë.

Celibashi tha se është biseduar sërish dhe ka marrë konfirmimin prej tyre se printimi i fletëve do të përfundojë në kohë.

 “Ne kemi komunikuar herët në mëngjes me përfaqësuesit e kompanisë sllovene dhe kemi marrë përgjigjen që me këtë format ata mund t’i qëndrojnë afateve që ne kemi kërkuar.

Procesi i printimit dhe i transportimit është më i thjeshtë dhe nuk kemi asnjë lloj problemi. Fleta e votimit do të jetë e njëjtë në të gjitha qarqet. Në disa qarqe krahas 12 koalicioneve kemi dhe kandidatë të pavarur.

Nëse do të kishim edhe një vonesë më shumë në kohën kur do të kishim versionin përfundimtar të fletës së votimit kostot do të ishin më të mëdha të transportit pasi do të ishim në kushtet e emergjencës.

Kjo është fleta e votimit. Ne do të bëjmë të pamundurën për informimin e çdo shqiptari për mënyrën si do të votohet në fletën e votimit”,- tha Celibashi.

LEXO EDHE: Çfarë ndodh nëse zgjidhni kandidatin dhe jo partinë? Celibashi sqaron votuesit: Do të keni fletëpalosje që iu tregojnë… (E PLOTË)

LEXO EDHE: Kur do të quhet vota e pavlefshme? Celibashi sqaron zgjedhësit se si duhet të votojnë

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img