Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

A prishet agjërimi nga marrja e vaksinës gjatë Ramazanit? Mjekët myslimanë u bëjnë thirrje të gjithë besimtarëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mjekët myslimanë u kanë bërë thirrje njerëzve që edhe gjatë muajit të Ramazanit të marrin dozën e vaksinës anti-Covid pasi injeksioni nuk prish agjërimin e tyre.

Stafi dhe figurat fetare të Qendrës Kombëtare të Shëndetit në Angli, u kanë kërkuar të gjithë myslymanëve të marrin dozën e vaksinës së tyre pa pasur merak se mund të prishin agjërimin, shkruan BBC.

Ekspertët gjithashtu zbutën shqetësimin në lidhje me marrjen e ilaçeve kundër dhimbjeve gjatë orëve të agjërimit nëse përjetojnë efekte të mundshme anësorë pas vaksinimit, duke shpjeguar se ata nuk llogariten si ushqim dhe janë të lejuara.

Dr Farzana Hussain, një mysliman dhe mjeke e përgjithshëm në “The Project Surgery” në Londrën Lindore tha se marrja e vaksinës nuk do të prishë agjërimin pasi nuk është ushqim.

 “Marrja e vaksinës nuk do të prishë agjërimin pasi nuk është ushqyerje, dhe kështu nuk ka absolutisht asnjë arsye pse ta refuzoni nëse jeni ftuar për të marrë vaksinën antiCovid”- tha ajo.

Ramazani do të fillojë më 12 prill dhe do të zgjasë deri më 12 maj, dhe gjatë këtyre ditëve myslimanët nuk hanë dhe as nuk pinë asgjë nga lindja e diellit deri në perëndim.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img