Presidenti Ilir Meta ka folur në kryegjykatën bektashiane për festën e Sulltan Nevruzi, teksa ka uruar besimtarët.
Meta është pyetur nga gazetarët nëse po vjen pranvera edhe në Partinë Demokratke, tani që dha dorëheqjen edhe kreu i PD, Lulzim Basha.
Meta u shpreh se pranvera është gjithëpërfshirëse, teksa nuk pranoi të komentonte më shumë për politikën në këtë ditë feste.
“Pranvera është për qytetarët për të gjithë shqiptarët. Pranvera ka lule pa fund mjafton të jetë një në krye të fushatës pranvera është gjithëpërfshirëse.
Këtu jemi për pranverën, dhe unë e dua shumë pranverën, pasi edhe kam lindur në pranverë, nuk është ndonjë sekret që të them që unë emrin e dytë nga gjyshja e kam Novruz.
Nuk kam asnjë përgjigje për këtë, këto pyetje nuk kanë vend këtu në dyert e kryegjyshatës”tha Meta ndër të tjera.