Hapësire reklamuese

Politikë

A po tallet BE-ja me shqiptarët? Varhelyi vihet në siklet: Është BE-ja që tallet me veten, sepse s’vendos dot!

Shkruar nga Newsbomb
A po tallet BE-ja me shqiptarët? Varhelyi vihet në siklet:

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi është vënë në siklet nga pyetja e një gazetareje shqiptare, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Varhelyi është pyetur nëse Bashkimi Europian po tallet me shqiptarët, pasi për vite me radhë tashmë shprehen se vendi ynë është gati të nisë procesin e negociatave për anëtarësim, por nga ana tjetër votojnë kundër. Ja si u përgjigj ai:

Pyetje: A duhet të ndihen shqiptarët të tallur? Ju rekomandoni të happen negociatat, Këshilli vijon t’i shtyjë. A e mbështesni ndarjen nga Maqedonia e Veriut?

Oliver Varhelyi: Është një situatë serioze, dhe pyetja është serioze. Nëse do t’ju pyesja, nuk është Shqipëria ajo me të cilën po tallet njeri. Nëse ne nuk vendosim për këtë, është BE-ja ajo që po tallet me veten, sepse nuk vendos dot. Ne promovojmë arritjet e vendeve, dhe në momentin që ndodh kjo, ne e propozojmë por vendimin nuk e kemi ne në dorë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll