Hapësire reklamuese

Aktualitet

A po mbaron pandemia e Covid? Mjeku Alimehmeti: Shifrat janë shumë të ulta, por duhet kujdes me grumbullimet

Shkruar nga Newsbomb
A po mbaron pandemia e Covid? Mjeku Alimehmeti: Shifrat janë shumë

Mjeku Ilir Alimehmeti, thotë se shifrat e pandemisë së covid në vendin tonë janë në rënie. Sipas tij, edhe shtrimet në spital janë shumë të ulëta krahasuar me periudha të tjera të vitit. Megjithatë, i pyetur për fundin e pandemisë mjeku u shpreh se duhet të kihet kujdes me grumbullimet.

"Mund të kishte ardhur edhe disa javë më parë, të gjithë indikatorët tregonin rënie. Është koherent në këtë drejtim sepse problemi ka qenë, është dhe do të mbetet për çdo virus respirator kryesor grumbullimet e mëdha. U vu një theks sot që të kemi kujdes në këtë drejtim. Grumbullimet do jenë një diskutim, por është një diskutim në rënie sepse gjithçka është në rënie të fortë, jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon, Evropë dhe është gjë shumë e mirë", tha Alimehmeti në Ora News.

Si paraqitet situata në spitalin Covid?

Alimehmeti: Numrat janë shumë të reduktuar. Shifra që u dha dje fliste për 45 persona të shtruar në spital, që është një shifër shumë e vogël. Përgjatë valës së Delta-Omicron se ka qenë kombinim i të dyjave, niveli më i lartë ka qenë 157, kështu që jemi me rëni 72% nga ajo shifër. Shkurti i vitit të kaluar kishte mbi 600 persona të shtruar në spitale.

Varianti Omicron

Alimehmeti: Është diçka më shumë se gripi, megjithatë i është afruar shumë nga ky drejtim. Është shumë herë më i transmetueshëm se sa gripi. Gripi ka një koeficient 1.3-1.4 ndërsa varianti origjinal disa thoshin 2 disa 3.5. Disa shtete dhe studiues Omicronin po e krahasojnë me fruthin që është virusi më i transmetueshëm që ne njohim deri sot. Por nga ana e riskut për pacientin po sillet si gripi. Ka të bëjë dhe faktin që shumë persona e kanë kaluar më parë, variantet e mëparshme dhe shumë persona janë vaksinuar.

Sa i druhemi një varianti tjetër?

Alimehmeti: Mundësitë ekzistojnë. Gjithmonë ekziston një mundësi sepse në mjekësi nuk flitet asnjëherë me 0 dhe 100 %. Nuk ka, nuk është shkencë sigurie, është shkencë probabilitetesh. Mundësitë janë, por janë shumë të vogla.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll