Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
27 %
2.1kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

A PO LARGOHET EDI RAMA?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Edi Oga, ekskluzivisht për newsbomb.al.

“Durimi ynë po soset. I imi po njëherë!”

Ky pasazh i njërit prej fjalimeve më të ashpra që zoti Rama ka mbajtur në lidhje me drejtësinë në këtë vend, kryesisht mbi aktivitetin e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, nuk mund të injorohet, përsa i përket mundësisë (së paralajmëruar) të largimit të tij nga politika. Kujtoj që në fundjavë është rivitalizuar dhe risjellë në vëmendje në shumicën e portaleve të mëdha deklarata e vetë zotit Rama, dhënë “Anadolu Agency” në vitin 2015  për “jetën e tij të tretë”, në të cilën ai nuk do të jetë më artist, si në jetën e parë, as politikan, si në jetën e dytë, por thjesht një njeri “i lirë”!

Fakt! Edi Rama është i lodhur. Kushdo do të ishte lodhur pas nëntë vitesh qeverisjeje të një populli kaq të butë si ky yni, por me pushtetarë dhe oligarkë kaq të vështirë e të pangopur si këta tanët.

Po përse pikërisht tani ai “kërcënon” me largimin e tij? Përse ndjehet kaq “i bezdisur”?!

Sepse në këto kohë Edi Rama po përjeton ndjesinë irrituese me emrin “Deja vu”!

Kundërshtarët e tij më të mëdhenj, të cilët ai kishte menduar se i kishte sistemuar njëherë e përgjithmonë, po ringjallen!

Sali Berisha u rikthye nga “varri politik” dhe fantazma e tij i shpërfaqet dhe i gërthet në fytyrë nga të katra anët. Edhe Ilir Meta, i cili ka njoftuar një aksion politik të paprecedent që të nesërmen e daljes nga Presidenca. Një lloj ringritje prej Feniksi.

Edi Rama nuk ka as kohë, as nerva, as motiv që të përballet me kundërshtarë që i ka mundur njëherë. Për hir të së vërtetës, edhe shqiptarët me mend në kokë dhe sidomos ata “jopartiakë”, duken të irrituar me faktin që edhe sot, shpresa për ndryshimin e madh serviret nga të njejtët njerëz që e kanë shpërdoruar atë disa herë në këto 30 vite.

Më tepër sesa Berisha dhe Meta i rrezikojnë pushtetin Edi Ramës, prania e tyre si njerëz të lirë e të zëshëm e neverit, i gërvisht ndjeshmërinë e tij të shtuar prej artisti. Për këtë arsye, pa qime në gjuhë, zoti Rama thirri në ndihmë (dikush mund të thotë urdhëroi) SPAK-un për t’u marrë me këta njerëz. Pavarësisht rrethanave, nëse kjo ndodh, pra nëse ish krerët më të lartë të pushtetit në këtë vend do të hetohen dhe do të përballen me drejtësinë, ky do të ishte kontributi më i madh i Edi Ramës në këto 24 vite të tij në politikë. Por gjasat që kjo të ndodhë, janë pranë zeros. Precedenti do të ishte tepër kërcënues edhe për atë vetë. Shumica e shqiptarëve, besoj, nuk kanë dyshim për këtë.

Pas kaq viteve në majë të pushtetit, Edi Ramës Shqipëria i rri shumë e ngushtë. Ambicia e tij (e shumëpërfolur por mbase e spekuluar) për të marrë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Natos, tashmë është zeruar edhe teorikisht, duke parë sesa pranë luftës me Rusinë është Aleanca.

Vitet kalojnë dhe dikur “jeta e tretë” duhet nisur. Por fillimisht, duhen sistemuar disa gjëra. Me sa po kuptojmë, kemi hyrë pikërisht në fazën e sistemimit të gjërave përpara lamtumirës. Zoti na ndihmoftë!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img