
Ish-kryeministri, Sali Berisha, foli sot lidhur me mos paraqitjen e djalit të tij, Shkëlzen Berisha ditën e sotme në seancë për të dëshmuar lidhur me tragjedinë e Gërdecit.
I pyetur nëse Shkëlzen Berisha po i shmanget drejtësisë, ish-kryeministri tha se se thirrja e Shkëzlenit në GJKKO është akt politk dhe jo akt që ka të bëjë me drejtësinë.
LEXO EDHE: GËRDECI/ Shkëlzen Berisha s’ i kthen përgjigje GJKKO-së, nuk shkon për të dëshmuar
Ai tha sa djali i tij nuk ka marrë asnjë njoftim në adresat e tij për ta vënë në dijeni për seancën e sotme .
Sali Berisha: Është një manovër e turpshme e skapistëve të partisë, sepse Shkëlzeni është thirrur për këtë çështje dhe ka dhënë çdo përgjigje, ka lënë aty adresën fizike dhe elektronike, por ata kanë preferuar të bëjnë me shumë politike se sa ta njoftojnë. Thirrja e tij absolutisht është politikë. Shkëlzeni ka sqaruar se nuk është njfotuar në dy adresat që i ka dhënë SPAK-ut.
Edhe vetë Shkëlzen Berisha përdori të njëjtin argument me babanë e tij për mos paraqitjen sot në seancë.
GJKKO thirri sot si dëshmitarë,Shkëlzen Berishën, ish-ministrin e Drejtësisë, Aldo Bumçin dhe pesë persona të tjerë. SPAK ka dyshime se Shkëlzen Berisha ka patur telefonat menjëherë para edhe pas shpërthimit në Gërdec.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK i komunikoi më 10 janar 2023 ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzat lidhur me përgjegjësinë e tij në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona.
Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me inciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur.