Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

A po e përdor Rama pandeminë për pushtet? Përgjigjet Meta: Kjo do të kishte kosto të mëdha

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp bën me dije se ka dekretuar ndryshimet e Kodit Penal lidhur me Covid 19, si dhe ka folur lidhur me përballimin e situatës së pandemisë.

Meta ka theksuar se situata në fasoneri është shqetësuese dhe nëse nënvlerësohet do të ketë kosto të mëdha. Sakaq presidenti pyetjen nëse Rama po e përdor këtë kohë pandemie për të fituar më shumë pushtet, e ka anashkaluar duke thënë se shqetësimi i tij është shëndeti i qytetarëve dhe ekonomia e vendit ndërsa shton se në se kjo kohë keqpërdoret do të kishte kosto.

Pyetje përgjigje të Metës me gazetarët:

Gazetarja: A i keni kërkuar Ramës të mbyllen fasioneritë?

Meta: Sa i takon lajmeve shqetësuese nga Kruja dhe Kurbini është me mjaft rëndësi të respektohen kudo distancat sociale dhe të ketë standarde për çdo lloj aktiviteti. Çdo lloj nënvlerësimi do të kishte kosto të jashtëzakonshme. Kjo do ishte kosto financiare ekonomike, psikologjike për të gjithë qytetarët…

Duhet përqendrim më i madh për ta parandaluar krijimin dhe shpërthimin e vatrave.

Gazetarja: A po merr Rama pushtet në këtë kohë pandemie?

Meta: Shqetësimi im dhe i juaji është shëndeti i çdo qytetari dhe i ekonomisë tonë. Nuk besoj se është koha për të keqpërdorur këto për qëllime pushteti në një krizë të tillë se do të ishte e papërgjegjshme dhe me kosto të madhe.

Gazetarja: Ka keqpërdorime?

Meta: Besoj se isha i qartë.

Gazetari: Kur do dekretohen zgjedhjet e pjesëshme në Bashki…?

Meta: Të presim numrin e testimeve, se si do të shkojë situata e pandemisë. Kjo është e rëndësishme…

Më shumë




spot_img








spot_img