Hapësire reklamuese

Politikë

A ngeli Majko jashtë qeverisë për shkak të konflikteve me ju? Rama tregon se cilët ministra i kanë thënë “JO”

Shkruar nga Newsbomb
A ngeli Majko jashtë qeverisë për shkak të konflikteve me

Kryeministri Edi Rama është pyetur mbrëmjen e sotme në “Opinion” nëse Pandeli Majko dhe Ditmir Bushati kanë mbetur jashtë qeverisë për shkak të konflikteve me të, por ai ka mohusar gjithçka.

Rama u shpreh se me Bushatin nuk ka patur asnjëherë konflikte për çështjen e korigjimit të kufijve, ndërsa rasti i Majkos që votoi kundër oprishjes së Teatrit Kombëtar, për Ramën është një rast unikal, por që nuk ka ndikuar në vendimin e tij.

“Asnjëherë unë me Ditmir Bushatin nuk kemi patur konflikt për çështjen e korigjimit të kufijve. Rastet kur ministrat votojnë ndryshe, janë raste unikale në historinë e një parlamenti, nuk është normalitet. Ka një rast siç ishte rasti i Pandeli Majkos për Teatrin, por është shumë i veçantë, ndëkrohë që “jo-ja” e ministrave nuk thuhet në parlament me votë, se është absurd”, tha Rama.

I pyetur se cili nga ministrat i ka thënë “jo” ndonjëherë, kryeministri u shpreh se të gjithë ministrat, përveç Bora Muzhaqit dhe Edona Bilalit i kanë thënë “Jo” në disa raste.

“Përjashto dy vajzat që janë ministrja e re për Rininë dhe Fëmiëjt dhe ministrja për Sipërmarrjen, të gjithë të tjerët, përfshirë edhe ministren e re të Financave dhe të bujqësisë, kanë thënë edhe “jo”. Sepse ne bëjmë shumë diskutime dhe në këto diskutime kanë shumë debate. “Jo-ja lidhet me çdo rast kur diskutojmë me ministrat me grupe për një çështrje që i lidh të gjithë bashkë. Unë mund të hyj në diskutim me një mendje dhe dal me një mendje tjetër”, u shpreh kryeministri.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll