Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
88 %
1kmh
0 %
Pre
19 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
23 °
E premte, 2 Qershor, 2023

“A ndjeni përgjegjësi për aferën e inceneratorëve?” Rama i përgjigje ndjekësit: S’di ndonjë “aferë”, ka shpëtuar tre komunitete të mëdha nga plehrat

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka replikuar me ndjekësit në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Një ndjekës në një koment në “Facebookun” e Ramës i ka bërë pyetjen nëse ndihet përgjegjës për aferën e inceneratorëve.

Ndërsa kreu i qeverisë është përgjigjur duke thënë se nuk është në dijeni për ndonjë aferë inceneratorësh, duke shtuar se është bërë një punë e madhe që ka shpëtuar tri komunitete të mëdha nga makthi i plehrave.

“A ndjeni pergjigjesi Ju Z. Kryeministër per aferën e inceneratorve?” shkruan ndjekësi.

“Ilir Mustafaraj per cilen “afere te inceneratoreve” se une nuk di ndonje afere inceneratoresh, po di nje pune te mire qe ka shpetuar tre komunitete te medha nga makthi i plehrave, ne Tirane, Elbasan dhe Fier! Nese ne kete pune te mire ka pasur edhe individe qe mbrapa shpines se qeverise, kane abuzuar me pushtetin e tyre, per te nxjerre perfitime te paligjshme, kete e nxjerr hetimi dhe gjykimi i drejtesise, jo propaganda politike apo balta mediatike! Por kjo nuk e ndryshon faktin se veprat jane ndertuar, jane aty dhe jane ne sherbim te komuniteteve, te shendetit publik e te mjedisit” thotë Rama.


Më shumë