Tirana
fog
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
3 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

A ndikon Covid në HIPERPIGMENTIMIN e LËKURËS, e shpjegon Tritan Kalo (Ja rastet e vetme)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fd24278e54c5c61b9469ad1a7411658d

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka bërë një shpjegim nëse ndikon Covid 19 në hiperpigmentimin e lëkurës ose jo.

Sipas tij të vetmet raste që përshkruhen në literaturë janë ato të dy mjekëve kinezë në Wuhan, që pas qëndrimit për një kohë të gjatë nën ventilim mekanik për shkak të gjëndjes së tyre të rëndë, kur dolën nga kjo gjendje ishin me fytyrë të hiperpigmentuar.

POSTIMI I PLOTË I Kalos:

KOHË KOVIDIANE……15.08.2020….A lidhet HIPERPIGMENTIMI i LËKURËS me Infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19….Ka shumë arsye të Hiperpigmentimit të lëkurës në këtë periudhë të vitit….SHKAKU kryesor lidhet me ekspozimin e lëkurës ndaj rrezeve te diellit…..Aknet e fytyrës po ashtu në vëndet e ekzistencës së tyre para shërimit, mundet të lenë njolla të hiperpigmentimit të lëkurës. Mjekët mendojnë prej mëse një shekulli se një ekspozim i saj ndaj rrezeve Ultraviolet të fytyrës, ndihmon edhe në luftimin e mikrobeve sëmundje-shkaktuese….Po kalimi i Infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19 a shkakton Hiperpigmentim të saj?…..

Të vetmet raste që përshkruhen në literaturë janë ato të dy mjekëve kinezë në Ëuhan, që pas qëndrimit për një kohë të gjatë nën ventilim mekanik për shkak të gjëndjes së tyre të rëndë, kur dolën nga kjo gjëndje ishin me fytyrë të hiperpigmentuar….Një gjëndje e tillë shpjegohet me një funksion të reduktuar të mëlçisë së dëmtuar në një situatë të tillë….Po personat asimptomatikë apo ata me shënja të pakta klinike nga infeksioni prej Sars-Cov2/Covid-19, a mundet të pësojnë një hiperpigmentim të lëkurës….

NË PRAKTIKËN time me qindra të sëmurë si në Spitalin Covid-1/Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT edhe ata të ndjekur ambulatorisht, NUKU e kam vërejtur një dukuri të tillë….NDOKUSH që ka më shumë njohuri në këtë drejtim, qoftë edhe personazh publik është i mirëpitur të kontribuojë për zgjidhjen e kësaj enigme (?!?!?!)….

Vëllezër e motra, miq e shokë, ju lutem VIJONI të Kujdeseni për veten tuaj në çdo kohë dhe kudo që gjindeni….Sars-Cov2 mbetet një virus sëmundje-shkaktues e jetë-marrës….Politizimet dhe Militantizmi i çdo ngjyre apo të çdo kahu politik në lidhje me Infeksionin Sars-Cov2/Covid-19, sjell vetëm tollovi mendore dhe na hap edhe më shumë shqetsime si Shoqëri dhe si Shëndetësi Publike dhe jo vetëm….Bashkë dhe me Mirëbesim reciprok NE do ja dalim mbanë…Together forever!!!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img