Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
0.5kmh
0 %
Hën
19 °
Mar
27 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
25 °
E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

A ndiheni nën presion? Arben Kraja raporton në KLP: Prokurorët e SPAK e dinë kë po hetojnë! Ju kam thënë të merren me provat, nuk shqetësohemi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i SPAK Arben Kraja, është duke raportuar para kolegëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për punën e institucionit që ai drejton. Kraja është pyetur dhe në lidhje me thirrjet e fundit që i janë drejtuar SPAK, për të hetuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të shtetit.

“Të gjithë prokurorët e hetuesit janë të ndërgjegjshëm kë hetojmë, e dimë që do ketë opinione të ndryshme, presione. E rëndësishme për ne të jemi korrekt me ligjin, të vlerësojmë provat. Këto u kam thënë edhe prokurorëve, të vijojnë punët me provat, nuk është problem shqetësues për ne”, është shprehur kreu i SPAK.

Pjesë nga raportimi i Arben Krajës në KLP:

Alfred Balla: Politika ka ngritur retorikën për anshmëri, a ndiheni të presionuar? SPAK dhe BKH nuk janë në sinkron, çfarë nuk shkon?

Arben Kraja: Të gjithë prokurorët e hetuesit janë të ndërgjegjshëm kë hetojmë, e dimë që do ketë opinione të ndryshme, presione. E rëndësishme për ne të jemi korrekt me ligjin, të vlerësojmë provat. Këto u kam thënë edhe prokurorëve, të vijojnë punët me provat, nuk është problem shqetësues për ne. Në lidhje me pyetjen e dytë, unë mendoj se ne punojmë në koherencë me BKH. Oficerët janë të rinj, por po mësojnë.

Bujar Sheshi: I kanë përmbushur pritshmëritë hetuesit e BKH? A janë zbatuar të gjitha procedurat nga prokurorët për hetimet penale?

Arben Kraja: BKH është trup e pavarur në funksion të SPAK. Ideja është për një institucion të përbashkët që bën një produkt. Hap pas hapi jemi munduar ta konsolidojmë. Te zgjedhja e personelit na është dashur shumë punë, energji. Janë me vullnet të jashtëzakonshëm për të punuar. Nga ana profesionale akoma nuk janë aty ku do të donim, pasi vijnë nga fusha të tjera.

Por me rëndësi për mua është që kanë vullnetin, do shtohet numri i tyre, trajnimet, mbështetja e prokurorëve. Kemi problem ambientet, por numri i madh në organik e bën të pamundur qëndrimin. Presim të marrim një objekt diku aty afër për të sistemuar të gjithë. Kemi ngritur një komision mbikëqyrës për BKH.

***

Arben Kraja: 2021 ka pasur rritje të mëdha në seanca gjyqësore, në Shkallë të Parë, Apel, Gjykatë të Lartë, por edhe në Kushtetuese. Ka qenë mbingarkesë për prokurorët dhe patjetër duhet stafi i duhur. Kam kërkuar që edhe SPAK të ketë ndihmës ligjor për të përballuar ngarkesën. Po se zbardhe në kohë, humbet prova.

Problematika më e madhe që kemi hasur ka qenë moszbardhja në kohë, kemi punuar shumë që përgjimi dhe zbardhja të bëhen në kohë. Kur të vij grupi i dytë i oficerëve të BKH do të jemi më të qetë. Ne kemi në mbrojtje një pjesë të mirë të prokurorisë së posaçme. Kanë hetime me personazhe të ndryshëm. Po nuk ka patur probleme.

Alfred Balla: A keni nevoje për ndryshime ligjore?

Arben Kraja: Vitin e kaluar na mbyten me dosje për 10 euro. Me ndryshimet u liruam disi. Ne jemi te hapur për te diskutuar po aktualisht jemi me shume te fokusuar për te zbatuar ligjin se sa për te ndryshuar.

Tartar Bazaj: Në këtë investim qindra miliona euro, e ndjen veten krenar për SHBA-në dhe ju e ndjeni veten të zotë që e drejtoni?

Arben Kraja: Duhet të përgjigjem? (IRONIK DHE SARKASTIK)

Tartar Bazaj: Unë do përgjigjesha me po.

Arben Kraja: Duhet kohë ta analizosh veten. Ne të gjithë jemi të përgjegjshëm, transparent, raportojmë par opinionit dhe para jush. Bashkëpunojmë me të gjitha strukturat.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img