Hapësire reklamuese

Politikë

A ndiheni i izoluar nga ndërkombëtarët? Berisha: Më motivon vetëm mbështetja e shqiptarëve!

Shkruar nga Newsbomb
A ndiheni i izoluar nga ndërkombëtarët? Berisha: Më motivon

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse ndihet i izoluar nga ndërkombëtarët, pas deklaratave të fundit të politikanit të CDU-së gjermane Peter Beyer.

Gjatë një konference për media me gazetarët, Berishës iu përmend deklarata e Beyer se “CDU nuk bashkëpunon me asnjë person “non-grata”, si dhe iu kujtua prej gazetares se ishte i vetmi politikan i paftuar në jubileun e Mbretëreshës Elisabeta II, organizuar nga Ambasada Britanike në Tiranë.

Berisha tha se motivohet vetëm nga mbështetja e shqiptarëve.

“Këtë betejë Sali Berisha nuk e ka nisur me asnjë përkrahje të askujt përveç shqiptarëve. Ju garantoj se çdo ditë ndihem më i motivuar se kurrë nga mbështetja e shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.