Tirana
clear sky
-4.5 ° C
-4.5 °
-4.5 °
80 %
1.5kmh
0 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
9 °
E enjte, 27 Janar, 2022

A na bashkon akoma flamuri kuqezi?!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

 Edi Oga, ekskluzivisht për newsbomb.al.

Flamuri i shqiptarëve, më i bukuri në Botë!

Simbol i përjetshëm i shqiptarisë, i pavarësisë, i lirisë së fituar me gjak, i mbrothësisë dhe progresit shoqëror! Simbol i bashkimit kombëtar! Valëvitja e tij gjatë festave kombëtare por edhe në raste ceremonish solemne, shoqërohet me himnin kombëtar, i cili jo rastësisht fillon me këto vargje:

Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir` e një qëllim

Të gjith` atij duk` ju betuar
Të lidhim besën për shpëtim.

  • A jemi të përbashkuar rreth flamurit?

Jo. Jemi më të ndarë se kurrë!

Ata që kemi zgjedhur për të na udhëhequr, nuk i bën më bashkë, qoftë edhe me hipokrizi, as festa e flamurit, ‘magneti më i fuqishëm i afrimit shoqëror’!

Presidenti e nderon më vete, pasi ka armiqësi me kryeministrin, kryetarin e partisë më të madhe opozitare dhe kryetaren e parlamentit.

Kryeministri e nderon më vete, pasi ka armiqësi me presidentin, kryetarin e partisë më të madhe opozitare dhe udhëheqësin e saj ‘legjendar’. Gjithashtu nuk i flet me gojë Kryetarit të Bashkisë së qytetit ku u ngrit Flamuri!

Kryetari i partisë më të madhe opozitare e feston i vetëm diku tjetër, sepse ka armiqësi me “trekëndëshin e Bermudeve”, praktikisht me të gjithë pushtetarët e nivelit të lartë.

Kryetarja e Parlamentit mundohet t’u buzëqeshë nga pak të gjithëve, por askush nuk ia var. Jo vetëm pse ka pasur nota të dobëta në shkolla me reputacion të ulët.

Qytetarët e festojnë sipas “terezisë”. Disa në dreka familjare, në shtëpi apo në restorante. Ata që janë më në gjendje, përfitojnë nga pushimet e zgjatura dhe kapin ndonjë ofertë ekonomike në qytete e kryeqytete të Evropës. Patriotët më ‘guximtarë’, kapin Stambollin, duke bërë me duar shqiponjën bash në vendin e atyre që na ‘keqpërdorën’ për pesë shekuj!

  • A kemi akoma të njejtën dëshirë dhe të njejtin qëllim?

Jo. Dëshirat dhe qëllimet e popullit janë të ndryshme nga ato pushtetit. Ata që ngritën flamurin, dhanë ç’mundën nga vetja për të mirën e të gjithëve. Pushtetarët e sotëm u marrin ç’të munden gjithëve për të mirën e tyre!

  • A betohemi akoma të gjithë përpara flamurit?

Për fat, shumica e shqiptarëve po. Edhe pushtetarët, por hipokrizinë e tyre e kupton edhe ushta prej druri e flamurit. Të tjerë mendojnë se nuk ia vlen. Të tjerë akoma janë larguar dhe betohen përpara flamujve me ngjyra të ndryshme nga ky yni!

  • A do ta lidhim ndonjëherë besën për shpëtim?

Kaq të ndarë sa na ka katandisur politika, si mund të lidhim besë?!

Të lidhësh besë do të thotë t’i besosh tjetrit. Do t’i thotë të mendosh e të veprosh njësoj për gjërat më madhore të kësaj jete! Do të thotë të mbash fjalën që i ke dhënë tjetrit edhe kur ajo që do të ndodhë nuk është në të mirën tënde të momentit!

A jemi gati t’i bëjmë këto? Si shoqëri? Si qytetarë? Si shqiptarë?

Flamuri kuqezi nuk ndryshon! Ne kemi ndryshuar!

Ai nuk na ka asnjë borxh! Ne i kemi borxh atij!

Rroftë flamuri kuqezi! Rroftë Shqipëria! Rroftë shqiptaria!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img