Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
7 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

A mundet Basha ta ndalojë? Arben Ristani tregon mënyrat si mund të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka shpjeguar mnënyrat si mund të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.

Ai tha se janë dy mënyra: E para, Kuvendin e thërret Kryesia apo Këshilli Kombëtar i partisë, ndërsa mënyra e dytë ka të bëjë me vetëmbledhjen, ku kërkohet ¼ e përbërjes së Kuvendit. Sipas tij, kur ¼ e delegatëve kërkon mbledhjen e Kuvendit, as kryetari i partisë nuk mund ta pengojë.

“Ajo që duhet pasur parasysh është që Kuvendi Kombëtar i PD-së është organi më i lartë vendimmarrës. Vendimmarrja në PD është vetëm kolegjiale. Asnjë organ mono-kratik nuk ka të drejtë që të marrë vendime. Kuvendi ka dy mënyra për t’u mbledhur. Njëra është nëpërmjet staturës që përcakton statuti, kur e thërret Kryesia apo Këshilli Kombëtar por ka mënyrë edhe vetëmbledhjen. Ajo që po tentohet është thirrja e Kuvendit ku kërkohet vetëmbledhje, e ku kërkohet një e katërta e përbërjes së Kuvendit. Kur një e katërta e kërkon dhe Kuvendi mblidhet, s’mund të pengohet mbledhja e Kuvendit.

Kuvendi kur mblidhet ka kompetencë të bëjë çdo vendimmarrje, që i duket e arsyeshme dhe që i vlen organizatës, pra partisë për ecurinë e saj më tej. Nuk ka teknikalitet, që të pengojë mbledhjen e Kuvendit, kur kërkohet. Nëse e kërkon një e katërta, mbledhja duhet bërë. Nuk ka nevojë për miratim, nëse e kërkon një e katërta, nuk e pengon dot mbledhjen e Kuvendit. Kuvendi mblidhet dhe merr vendimin e vet. Kuvendi ka kompetenca deri të shkrij fare partinë. E thashë jo se do ndodhë, por për ta thënë gamën e gjerë të kompetencave që ka Kuvendi. Pra, mund të çvlerësojë rregulla më herët dhe të vendosë rregulla të reja”, u shpreh Ristani në Syri Tv.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img