Të gjitha qendrat e votimit ditën e nesërme do të jenë të pajisura me kamera vëzhgimi, por qytetarët kanë ngritur shqetësimin se me anë të këtyre kamerave mund të zbulohet vota e tyre.
I pyetur në emisionin “Kjo Javë”, kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi sqaroi se kamerat janë vendosur në pozicion që të mos e filmojnë votën e qytetarëve, por vetëm të vëzhgojnë se kush hyn dhe kush del në qendrën e votimit.
“Nuk ka asnjë lloj mundësie, sepse çdo kamerë e vënë në çdo qendër votimi, siguron ruajtjen e fshehtësisë së votimit. Janë vendosur kundër njëra-tjetrës kamera e vëzhgimit me dhomën e fshehtësisë dhe votuesi gjendet në plan përballë kameras diagonal dhe kamera nuk arrin në mënyrë absolute të regjistrojë votën. Kamera është vendosur në atë mënyrë për të vëzhguar se kush hyn e kush del në qendrën e votimit”, tha Celibashi.
A munden kamerat në qendrat e votimit të na zbulojnë votën? Përgjigjet Celibashi: Janë vendosur për të parë kush hyn e kush del, votuesi gjendet në plan…

