Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
34 °
E premte, 30 Korrik, 2021

A mund të udhëtojnë drejt BE-së të vaksinuarit me Sputinik V dhe Sinovac? Përgjigjet Manastirliu

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve për të lajmëruar mbi ndryshimet e masave që janë marrë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është pyetur nga gazetarët nëse dy vaksinat që po marrin shqiptarët Sputinik V dhe Sinovac njihen nga Bashkimi Evropian për të udhëtuar drejt këtyre vendeve.

Manastirliu u shpreh se nuk ka ende një vendin në lidhje me këtë çështje, por ka informacion se është duke u marrë në konsideratë.

“Deri tani nuk ka asnjë vendim në lidhje me këto vaksina.

Por ajo që kemi informacion është se janë duke u marrë në konsideratë edhe ajo Sputinik dhe Sinovac për të marrë autorizimin emergjent dhe të tregimit. Besoj se do të ketë një lajm të shpejtë përsa i përket këtyre vaksinave. Por dua të theksoj se deri tani nuk ka asnjë kufizim për llojet e vaksinave për të hyrë në vendet e BE-së”,- tha Manastirliu.

Më shumë

spot_img
spot_img