Hapësire reklamuese

Aktualitet

“A mund të më gjesh 8 mijë euro borxh," Milaim Zeka zbulon mesazhet e Naim Murselit

Shkruar nga Newsbomb
“A mund të më gjesh 8 mijë euro borxh," Milaim Zeka

Gazetari Miliam Zeka ka zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen që tronditi opinionin publik pak ditë më parë.

Ai tha se fill pas arrestimit të Naim Murselit, i kanë ardhur shumë mësazhe nga shqiptarët e diasporës, të cilët kanë demaskuar bashkëshortin e Liridonës.

Sipas tij, ata i kanë treguar shumë mësazhe me Naim Murselin, ku ky i fundit u kërkonte para borxh.

“Unë nuk po mundem ta deshifroj vrasjen, por diçka e kam shumë të sigurtë, e kam me fakte, që ky njeri u ka kërkuar shumë personave para borxh. Kam SMS nga një amerikan, ku ky i thotë: “A mundesh të më gjesh 8 mijë euro borxh dhe pas 4 muajsh do të të kthej 8 mijë”. Dhe ky amerikani i thotë: “Jo nuk mundem, se kam blerë shtëpi”.

Pastaj Naimi i thotë: “A mundesh të më  gjesh 3 mijë euro borxh?”Më kanë lajmëruar me dhjetëra njerëz, nga shtete të ndyshe si Stockholmi apo Zvicra që thonë se ky njeri ka abuzuar dhe luajtur pafundësisht me emrin e Behgjet Pacollit.

Jami i bindur se Naimi ka qenë shkaktari kryesor i armiqësimit të Behgjet Pacollit me shumë njerëz të tjerë.  Ka qenë shumë njëri mashtrues dhe intrigant dhe kjo ka qenë arsyeja pse unë kam refuzuar atë njeri të ulet në tavolinën time kur kam shkuar në hotelin e Pacollit në qendër të Prishtinës. Vetëm na ka kaluar tranzit, afër tavolinës,” tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese