Kryeminisri Rama është duke zhvilluar aktualisht një takim me gazetarët, ku po jep sqarime lidhur me tarifimin e Rrugës së Kombit dhe atë që ndodhi dje në Kalimash.
Ndër të tjera Rama u shpreh i vendosur se tarifa nuk ka shans të hiqet, siç e quajti ai, ndërsa do ketë përjshashtime për përdoruesit e shpeshtë si dhe për banorët e Kukësit.
Ndërkohë, teksa u pyet nga gazetarët nëse u konsultua me qeverinë e Kosovës për tarifimin, Rama u shpreh se nuk ksihte pse ta bënte një gjë të tillë.
“Kush ishte arsyeja që duhet të konsultohesha. Së pari nuk është taksë se është për të ardhur keq, është tarifë përdorimi. Së dyti nuk kishim arsye të konsultoheshim. Nuk vendoset tarifat politikisht. Nëse tarifa është e lartë lëre mos e bëj, po në rastin konkret nëse nuk do bëhej pasoja dihej, do shkatërrohej komplet. Çfarë do disktutojmë ne me qeverinë e Kosovës, kjo nuk është tarifë patriotike”, tha Rama.