Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
29 %
4.6kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘A kishte vajza që shikonin shefin?’ Bashkëshortja e Agron Shehajt tregon nëse ishte xheloze

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

137ac3ad5a4261feca307de0e2a7e883

Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj dhe bashkëshortja e tij Enida kanë treguar më shumë rreth historisë së tyre të dashurisë.

Ata janë njohur në punë dhe teksa po jepnin intervistë tek rubrika “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare, Enida tregoi nëse ka qenë xheloze për shefin e saj.

Ardit Gjebrea e pyeti nëse ka qenë i rrethuar nga vajza që shikonin shefin.

Enida u shpreh se ka qenë pak xheloze.

Pjesë nga biseda:

Ardit Gjebrea: Ti Enida pse e ndoqe?

Enida Shehaj: E para se ishte shqiptar dhe na pëlqente shumë që një shqiptar kishte shumë besim tek ne. Ne ishim një grup i ri dhe Agroni ishte ai që punonte më shumë aty. Ishte një person shumë i drejtë në ambientet e punës.

Ardit Gjebrea: Ju ishit lidhur atëherë?

Enida Shehaj: Jo nuk ishim lidhur.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte?

Enida Shehaj: 18.

Ardit Gjebrea: Po Agroni?

Agron Shehaj: Unë kur fillova 28, në momentin që po flasim isha 31.

Ardit Gjebrea: Kush ra i pari në grepin e tjetrit?

Agron Shehaj: Nuk ishte një dashuri me shikim të parë sepse kishim kohë që punonim bashkë. Mendoj që ishte që lindi shumë natyrshëm, as vetë ne nuk e dimë momentin kur ndodhi.

Agron Shehaj tregon se në fillimet e tyre ishin një grup shumë i vogël që dilnin shpesh dhe të lidhur me njëri-tjetrin. Më pas kompania filloi të rritej dhe pikun e arritur kur kishte 3000 të punësuar.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që kishte dhe vajza të tjera që shikonin shefin.

Enida Shehaj: Po absolutisht, besoj se po. Kisha pak xhelozi, e ndjeja këtë gjë.

Agron Shehaj: E nxirrja unë nga sikleti, shefi nuk kishte sy për asnjë tjetër.

Agroni tregon se tek Enida pëlqeu faktin se ishte një vajzë e thjeshte dhe shumë natyrale në pamje që nuk përdorte make-up dhe vazhdon të jetë  e tillë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img