Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

A kishte mercenarë të Wagner në Veri? Lala: Zveçla dhe Hoxha nuk e përjashtuan mundësinë e shtetasve rus mes sulmuesve

Shkruar nga Newsbomb
A kishte mercenarë të Wagner në Veri? Lala: Zveçla dhe

Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbi aludimet se anëtarë të grupit Wagner ishin pjesë të sulmeve në veri të Kosovës ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku.

Duke folur në “Open”, Lala tregoi se ka pyetur Ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Zveçla dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha nëse ka patur shtetas rus mes grupit kriminal që u arrestua sot në Manastir.

Gazetarja raporton se Zveçla dhe Hoxha nuk e kanë përjashtuar mundësinë se pjesë e këtij grupi mund të kenë qenë dhe disa shtetas rus, por nuk folën me emra. Ministri dhe kreu i Policisë kosovare i kanë thënë Lalës se duhet kohë për të dhënë një përgjigje të saktë lidhu me këtë çështje.

“E kemi pyetur Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë nëse ka patur shtetas rus. Ata nuk folën me emra por lanë të hapur mundësinë se pjesë e këtij grupi mund të ketë patur shtetas rus.

Nuk u përjashtua mundësia por përderisa nuk janë identifikuar të gjithë, ministri i brendshëm dhe drejtori kërkuan kohë për të dhënë një përgjigje të qartë lidhur me këtë çështje”, deklaroi Klodiana Lala.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese