Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

A e njihni Ëngjëll Agaçin? Mërtiri: Kam njohje me politikanë shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb
A e njihni Ëngjëll Agaçin? Mërtiri: Kam njohje me

Mirel Mërtiri, një nga biznesmenët e konsideruar si “truri” i inceneratorëve është duke folur nga arratia dhe po tregon “të vërtetën” e tij për inceneratorët.

Belind Këlliçi, ish-kandidati i opozitës për kreun e Bashkisë së Tiranës e ka pyetur dhe ka këmbëngulur që të marrë një përgjigje nga Mërtiri nëse ky i fundit ka njohje me Ëngjëll Agaçin, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Mërtiri tha se nuk ka njohje dhe as është takuar ndonjëherë më Agaçin, por nuk mohoi se ka njohje me politikanë shqiptarë.

“Të jetosh në Shqipëri patjetër që duhet të kesh marrëdhënie me politikën se është jeta jonë e përditshme. Jemi njerëz dhe në jetën tonë të përditshme nuk i ndajmë njerëzit në të majtë e në të djathtë. Ju po filloni e po flisni me emra të përveçëm, gjë që unë nuk e bëj sonte.

Nuk është korrekte kur ka hetime të caktuara të devijuara nga persona brenda SPAK që kryejnë apo veprojnë kundra njerëzve dhe familjarëve të mi. As nuk e njoh dhe as nuk e kam takuar dhe as nuk e di se çfarë bën zoti Agaçi në jetën e tij. Nuk flas më për asnjë person me emra të përveçme”, tha Mërtiri ndër të tjera për "Çim Peka Live" në "Syri Tv".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese