Hapësire reklamuese

Politikë

"A keni një kandidat të preferuar", ambasada e SHBA-së në Tiranë shpërndan intervistën e Yuri Kim: Ne flasim për rëndësinë kritike të procesit

Shkruar nga Newsbomb
"A keni një kandidat të preferuar", ambasada e SHBA-së

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë intervistën e ambasdores Yuri Kim në rrjetet sociale.

Ambasada ka vënë në dukje edhe njëherë pyetjen që gazetari i bëri Kim se kush ishte kandidati i saj i preferuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Edhe njëherë ambasadorja Kim ka vënë në dukje se nuk flet për kandidatë apo parti, por për procese.

Sipas saj është e rëndësisë kritike që "të sigurohemi që rregullat dhe proceset janë të ndershme, janë transparente, që fusha e lojës është e njëjtë për të gjithë, dhe që rregullat të zbatohen edhe në kohë, që të gjithë të kenë të njëjtat shanse".

Postimi i plotë:

A kemi një kandidat të preferuar? Jo, nuk kemi. Nuk është ky pozicioni i Shteteve të Bashkuara. Ajo për të cilën vrasim mendjen janë institucionet dhe proceset. Dhe, prandaj nuk flas për këtë kandidat apo atë kandidat, këtë apo atë parti, por flas për ...rëndësinë kritike që ka që të sigurohemi që rregullat dhe proceset janë të ndershme, janë transparente, që fusha e lojës është e njëjtë për të gjithë, dhe që rregullat të zbatohen edhe në kohë, që të gjithë të kenë të njëjtat shanse... Kjo është ajo për të cilën kemi interes

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.