Arlida Nezha e njohur ndryshe si Tola ndonëse qëndroi shumë pak në emisionin e dashurisë “Përputhen” arriti që të rrëmbente zemrat e të gjithë publikut.
Gjatë gjithë puntatave Tola asnjëherë nuk tregoi që është nënë, mirëpo deklarata e saj e fundit i ka bërë pak “rrëmujë” ndjekësit.
Njëri nga ndjekësit e saj e pyeti” “A ke fëmijë ti? Se të kam parë me një vajzë të vogël prandaj”.
Por përgjigja e Tolës ishte më e papritur se vetë pyetja.
“Po. Kjo është mrekullia ime”, shkruan Arlida shoqëruar me një foto me vogëlushen.
Tola është tezja e vajzës në foto, sepse ajo është vogëlushja e motrës së saj Sindorelës.
