Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
3.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

“A ke b*thë për këtë lloj Vettingu?”, Braçe sulmon ashpër Bashën: Kemi 16 vite në një lagje, nuk të kam parë njëherë të bësh pazar. Ku e di ti çmimin e vajit dhe të miellit

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në seancën plenare ka përmendur vettingun politik që Partia Demokratike kërkon që të votohet nga deputetët.

Braçe i kujtoi kreut të PD-së, 4 vrasjet e 21 janarit, atëhere kur Basha ishte ministër i Brendshëm dhe e pyeti nëse ka “b*thë” të përballet me këtë vetting.

Gjithashtu, ai nuk la pa komentuar as shqetësimin e Bashës mbi rritjen e çmimeve të shportës së ushqimeve, ushqime të cilat sipas deputetit kreu i PD-së nuk e di sa kushtojnë pasi ai asnjëherë nuk e ka kryer pazarin vetë.   

“Një përgjigje të asaj që tha zoti Basha. Unë u bënë 30 vjet punë dhe jam krenar për ccdo ditë punë si ju, nuk i kam rënë aksujt në qafë dhe si kam rënë askujt në qafë. Do vazhdoj të punoj sicc kam punuar. Po kam qenë zv, kryeministër dhe kam punuar për qytetarët. Por me zor në detyrë një njeri për të vrarë nuk më ka mbajtur. Për të më përdorur për të vrarë njerëz, ska ndodhur dhe as nuk ka për të ndodhur kurrë. Nuk arrij ta kuptoj se çfarë do të thotë vetting politik, ka vetëm një vetting, vetting penal dhe është për ato që vrasin, për të çuar në burg ato për vrasjen e katër vetave në bulevard. Dhe më falni për shprehjen por zoti Basha keni bythë për këtë vetting.

Kot dëgjuam tre orë.  Padyshim që unë di shumë, di aq shumë sa zotit Basha nuk ja merr mendja.  Të të bëj një pyetje në hamall sa është cmimi metra katror, po këtu matanë në Farkë sa është?  Të vijmë te një pikë tjettër, te ajo e ushqimeve. A ta pyes pak di si  sa është ccmimi i vajit sot? Po i miellit, i sheqerit i vezës e di sa është? 16 vjet në një lagje nuk të pashë asnjëherë të bësh Pazar. Kur merr njerëz për të të bërë pazarin ske nga ta dish.

Po jua them qe as ja ndjen për nejrëzit e zakonshëm.T’i je një njeri që nuk e di sesa të kushton shporta e ushqimeve mujore. Kostoja ushqimeve sot është shtrenjtuar. 41.6% e buxhetit të shqiptarëve shkojnë për ushqime është më pak se në 2013”, tha Braçe.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img