Hapësire reklamuese

Showbiz

“A ke bërë ndërhyrje në trup ose fytyrë” Adelina Tahiri jep përgjigjen dhe tregon ndryshimin e vetëm

Shkruar nga Newsbomb

Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Tahiri  është një ndër personazhet më të dashur për pulikun shqiptar.

Edhe pse kohët e fundit nuk ka qenë shumë aktive në projektet muzikore, ajo qëndron pranë fansave me publikimet që bën shpesh herë në rrjetet sociale nga jeta e përditshme.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku i ka lënë ata të lirë të pyesin gjithça në lidhje me dukjen e saj.

Një ndjekëse e ka pyetur “a ke bërë ndërhyrje në trup ose fytyrë”.

“Asnjë ndërhyrje në trup dhe në fytyrë nuk kam bërë, përveç buzëve që kam fryrë. Ne shqiptarët jemi racë e bukur, kemi gjene shumë të bukura. Unë e kam mamin shumë të bukur” shkruan këngëtarja.

Ndërsa një tjetër e pyet nëse ka tërhequr vetullat ose sytë, ndërsa përgjigja e këngëtares është e prerë “Jo”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu