Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
34 %
2.1kmh
0 %
Enj
35 °
Pre
39 °
Sht
33 °
Die
30 °
Hën
33 °
E enjte, 18 Gusht, 2022
spot_img

A ka sinjale se mund të shpallet “non grata” nga SHBA? Flet Ilir Meta

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur së fundmi lidhur me spekulimet se ai mund të shpallet “non grata”nga SHBA.

Ai u shpreh se këto janë spekulime të kuzhinës propagandistike të kryeministrit Rama.

albsig

“Nuk merrem me këto çështje fare dhe ju e dini qëndrimin tim edhe kur është shpallur z.Berisha. Unë respektoj vendimin e çdo vendi kudo në botë dhe absolutisht që kjo s’ka asnjë lidhje me raportet e Ilir Metës, në radhë të parë me popullin e Shqipërisë, sepse mendoj që ky është raporti kryesor që më mban mua në politikë, por jo vetëm në politikë, por në të gjithë jetën time si atdhetar, qytetar, si patriot, dhe si njeri i lindur dhe i vendosur për t’i shërbyer gjithnjë vendit tim pavarësisht nga pozita ime. Siç kam bërë gjithmonë, kështu do të bëj edhe në të ardhmen.

Sa i përket raporteve ndërkombëtare, unë kam qenë në krye të çdo përpjekjeje për integrimin evropian të Shqipërisë dhe askush s’ka bërë më shumë si politikan në 30 vjet, në mënyrë koherente, për të ndihmuar këtë proces, se sa Ilir Meta. Në të ardhmen do të plotësojmë çdo detyrim që kemi në raport me BE-në. Kam qenë që në fillimet e mia, edhe kur PS ishte kundër pranimit në NATO, për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Dhe ne do të plotësojmë të gjitha detyrimet që kemi ndaj NATO-s në të ardhmen. Të gjitha këto të tjerat janë histori të kuzhinës propagandistike të Edi Ramës”, tha Meta për “MCN TV”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img