'A ka rezerva tamponësh?' Bardh Spahia ngre pyetjen dhe denoncon: Pacientit me simptoma të COVID-19 iu refuzua testi

Publikuar tek: politike, më 12:57 05-07-2020 'A ka rezerva tamponësh?' Bardh Spahia ngre pyetjen dhe denoncon: Pacientit me simptoma të COVID-19 iu refuzua testi Bardh Spahia

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka denoncuar një rast, ku sipas tij një pacient me shenja klinike ka kërkuar të testohet, por i është thënë se nuk ka tamponë.

Ai akuzon ministren e Shëndetësisë se nuk ka marrë masat e duhura për të krijuar rezerva tamponësh, ndërsa shprehet se vetëm në Shqipëri testet janë instrumenti më pak i përdorur, edhe pse kemi shtim të numrit të rasteve.

Spahia e quan këtë dështim për të siguruar jetët e qytetarëve, ndërsa shprehet se kjo është papërgjegjshëmri e ministres që të mos bëjë punën për të cilën paguhet.

Postimi i plotë:

A ESHTE SIGURUAR REZERVE TAMPONESH ZONJA MINISTRE E SHENDETESISE?

Sipas një denoncimi që vjen nga Spitali i Shkodrës, një pacient me shenja klinike kërkon të testohet, por i thuhet se nuk ka tamponë!!! Raste të ngjashme janë denoncuar edhe nga ata që kontaktojnë numrin e urgjencës dhe u mohohet testimi edhe pse me shenja të qarta klinike, e të mendosh që

Italia fqinje bën 50 mijë teste në ditë. Vetëm në Shqipëri testet janë instrumenti më pak i përdorur, edhe pse kemi një situatë të dalë jashtë kontrollit tashmë, si në qendrat spitalore ashtu edhe në institucionet publike.

Eshtë jetike për të gjithë që të shtohet kujdesi! Ama shteti duhet të bëjë detyrën e tij, të kryejë sa më shumë testime, e sidomos t’u përgjigjet personelit shëndetësor e qytetarëve, që kanë nevojë për tamponë!

Nuk kontrollohet situata me shfaqje prej polici nëpër biznese, zonja ministre e shëndetësisë!!! Atë punë e bëjnë fare mirë strukturat e ngarkuara me ligj e vartësit tuaj! Detyra juaj parësore është këputja e zinxhirit të infektimit në qendrat spitalore, c’ka nuk po e bëni!!! Eshtë skandaloze në këtë situatë, kur shifrat e të infektuarve e viktimave janë në rritje, të thuhet se nuk ka tamponë!!! Ky quhet dështim për të siguruar jetët e qytetarëve zonja ministre dhe nuk e mbuloni dot duke luajtur policësh! Eshtë papërgjegjëshmëri të mos bësh punën për të cilën paguhesh, sidomos kur situata të ka dalë jashtë kontrollit!!!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014270067214966
array(1) { ["section"]=> string(119) "a-ka-rezerva-tamponesh-bardh-spahia-ngre-pyetjen-dhe-denoncon-pacientit-me-simptoma-te-covid-19-iu-refuzua-testi-212893" }