Hapësire reklamuese

Politikë

A ka qeveria plan për të pezulluar apo anuluar koncesionet? Rama: Janë të gjithë të dobishëm, s’mund të lëmë njerëzit pa operuar në spitale

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Rama shprehet se asnjë nga koncesionet nuk mund të pezullohet apo anulohet pasi janë të gjithë të domosdoshëm.

Nisur nga koncesioni i check up, sterilizimit të pajisjeve mjekësore dhe ai i dializës, Rama tha se nuk mund të lihen njerëzit të vdesin dhe të mos operohen, ndërkohë që tashmë po punohet për të shpëtuar jetë të tjera nga koronavirusi.

Dialogu mes kryeministrit Rama dhe gazetarit Robert Rakipllari në emisionin e gazetares Eni Vasili:

Rakipllari: Përse ju nuk anuloni apo pezulloni koncesionet? A e keni në plan? Opozita thotë se janë 150 mln euro në vit. A mund të shkojnë këto para atje ku duhet?

Rama: Kjo është një këngë shumë e përsëritur që po këndohet dhe në këtë kohë. Unë po ju them ju koncesionet dhe ju më thoni kë të pezulloj.

1- Kemi koncesion për kontrollin shëndetësor bazë, i cili këtë vit është buxhetuar 8.7 milionë dollar. Aktualisht është pezuluar, kështu që hiqeni këtë nga lista.

Ju thoni instrumentat mjekësore. Instrumentat mjekësor janë insturmenta që u shërbejnë operacioneve në Shqipëri. Se operacionet vazhdojnë, se njërëzit sëmuren si sëmureshin para virusit. Nëse e ndalojmë këtë financim, i bie të mos i sterilizojmë më pajisjet mjekësore. Jeni dakord ju që ne të operojmë me pajisje jo të pastra?

Rakipllari: Të bhen siç bëheshin më parë.

Rama: Më para bëheshin me mjete të pasterilizuara, dhe Shqipëria kishte 50 mijë persona të painfektuar postoperator.

Rama: 2- Përpunimi i mbetje në Tiranë –Fier – Elbasan, jeni dakrd ju që ta ndalojmë këtë koncesion dhe ti lëmë plehrat rrugës.

Rakipllari: Jo jo, por ka mënyra më të lira.

Rama: 3-Rruga Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren, janë 5 milionë dollar, por janë inaktive dhe as i merr njeri. Kështu mbeten aty ku janë.

4- Kemi koncesionin e dializës. Jeni dakord ju që të vdesin ata që marrin këtë shërbim, në momentin që ne po përpiqemi ti shpëtojmë këta të tjerët. Jeni dakord ju?

Rakipllari: Në mënyrë që po i thoni ju normalisht që jo. Por unë po them për rrugën e Arbrit.

Rama: 5- Laboratorët e analizave mjekësore. Është buxhetuar por nuk ka filluar dhe nuk do filloj. Kështu që s’po japim lekë se s’ka filluar.

Rama: 6- Tani Rruga e Arbrit dhe Rruga e Kombit. Të dyja janë kontrata, detyrime dhe të gjitha nëse mendon se do t’i prekësh kthehen në penalitetet. Dhe ajo që fiton duke i prekur të del pesë herë më shtrenjtë duke mos i prekur. Kjo për të sqaruar opinion publik.

Rakipllari: Por mund të rishikohen.

Rama: 7- Kemi dhe një koncesion të trashëguar, se këto të tjera i kemi bërë ne. Ky është komplet idiot. 15 milionë dollarë për skanimin në dogana që e kanë bërë ata që sot na flasin ne.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu