Tirana
scattered clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
59 %
2kmh
40 %
Mër
19 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
19 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

A ka qenë skenar e gjithë skena në sheshin “Skëndërbej”? Klodian Elqeni tregon njëher e mirë të gjithë të vërtetën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deri para pak ditësh, Klodian Elqeni ishte një i ri i panjohur, por pas 25 prillit ai u kthye në kryefjalën e mediave  shqiptare për shkak se parandaloi një sulm me makinë në sheshin “Skëndërbej”.

Një vëmendje të madhe rrëmbeu edhe nga mediat e huaja të cilat i referoheshin Klodianit si “Hero”.

Mirëpo, teoritë dhe skenarët që pasuan më pas thuhej se kjo ishte një ngjarje e paguar për të tërhequr vëmendjen e mediave nga dita e zgjedhjes.

Elqeni tregon se aty ndodhej rastësisht dhe se do të dëshironte që në të vërtetë kjo ngjarje të ishte aktrim sepse nuk do të ishin vënë në rrezik jetë njerëzish, por e vërteta nuk është kjo.

“Jam hasur edhe përgjigjja ime është që unë do të doja shumë, po shumë fare që të ishte një pjesë aktrimi ajo sepse të paktën nuk do rrezikoheshin jetët e njerëzve. Unë dëshiroja shumë që ajo të ishte një pjesë aktrimi, por e vërteta qëndron ndryshe, që nuk ishte,” tha Klodiani për Why Not.

spot_img

Më shumë

spot_img