
Ka mbaruar procesi gjyqësor për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Bleri, i cili është vënë në akuzë veprën penale “shitblerje votash”. Seanca e radhës për Belerin do të mbahet më 13 shkurt në orën 14.00, ku do të lexohet pretenca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.
Pas përfundimit të seancës, avokati i Belerit, Geni Gjyzari tha se gjykata do që ta dënojë edhe pse procesi sipas tij ka qenë i parregullt që në fillim, madje ai u shpreh se GJKKO nuk pranon asnjë provë shtesë.
Ndër të tjera avokati i pyetur nga mediat nëse Beleri ka qenë i dënuar më parë, ai tha po, duke specifikuar se atëherë ka qenë i ri, por pa thënë se për çfarë vepre penale bëhet fjalë.
“E tha specialistja, që ai është i padënuar, është i rehabilituar, ligji është i qartë. Patjetër që ka pasur dënim më herët, por në njeri nuk mund të rri tërë jetën, para 20 vitesh kur ka qenë i ri. E keni aty nuk mund ta shpjegoj dot.
E bëjnë procesin të paligjshëm. Nuk kanë guximin të marrin asnjë prove në fund. Duket qartë se duan të dënojnë. Kur je i dënuar të jep historikun. Se pranoi gjykata nuk pranon asgjë tonën. Te gjykata Kushtetuese gjithë vëmendja është te GJK”, tha avokati ndër të tjera.