Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

A ka qefmbetje personale me Ramën? Arta Dade flet hapur pse e “sulmon” kryeministrin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Arta Dade është një prej figurave kryesore të së majtës në Shqipëri, por kohët e fundit nuk i ndal akuzat ndaj kryetarit të PS, Edi Rama, njëkohësisht kryeministër.

E pyetur nëse kritikat e saj lidhen me ndonjë qejfmbetje personale me Ramën, Dade thotë se nuk ka asnjë gjë personale me kryeministrin.

“Unë me Edi Ramën nuk kam asnjë qejfmbetje personale, kam mbajtur të njëjtin qëndrim kur kam qenë pjesë e grupit parlamentar dhe veçanërisht kur isha kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme. Kam qenë kundërshtare dhe kam refuzuar të jem anëtare e Kryesisë për mbytjen e demokracisë së brendshme. Rasti konkret ka qenë gara për kryetarin e partisë, patjetër që unë isha mbështetëse që Rama duhet të rikonfirmonte mandatin si kryetar, duke qenë kundërshtare e krijimit të artificave brenda partisë duke bërë paralelizma me statute të vendeve të tjera demokratike. Në mjaft elemente kam qenë ndoshta zëri i vetëm në grupin parlamentar, përveç personaliteteve që u shkëputën dhe më pas krijuan partitë e tyre. Mendoj se prandaj u largova nga grupi sepse isha një zë kundër”, tha Dade.

Më shumë




spot_img








spot_img