Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
2.1kmh
75 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

A ka përfunduar pandemia e Covid? Mjeku Alimehmeti: Nga faza akute kemi dalë, dimri do…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se vendi ynë ka dalë nga faza akute e pandemisë së Covid. Sipas tij, dimri që do vijë do jetë më i lehtë se ky që kaloi.

“Nga faza akute e kësaj problematike kemi dalë. Ne e dinim se dimri i këtij viti do të jetë më i lehtë se vitin e kaluar, dhe e dimë se edhe dimri që do vij do jetë më i lehtë se ky që kaloi. Nuk ka një kriter që përcakton pandeminë. Pandemi do të thotë një sëmundje që është në të gjithë botën”, tha mjeku kur u pyet për fundin e pandemisë.

Alimehmeti komentoi dhe vendimin e Komitetit të Ekspertëve për heqjen e masave kufizuese për përhapjen e Covid19. “Ky vendim duhet të ishte marrë  më herët. Në rajon kemi një situatë shumë të qetë, është e qëndrueshme, me raste shumë të ulëta”, shtoi mjeku në Ora Neës. Ai foli dhe për fushatën e vaksinimit.

“Fushata e vaksinimit rekomandohet të bëhet kur situate e përhaspjes së Covid-19, të jetë e ulët, nuk duhet shumë vaksinim masiv dhe shumë virus në qarkullim sepse mund të krijojë problem. Nga krahu i tjetër ne nuk mund t’u kërkojmë njerëzve që të vaksinohen, ndërkohë që raste ka shumë pak.”

Më shumë




spot_img








spot_img