Tirana
light rain
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
9 °
Mar
6 °
E premte, 27 Janar, 2023

A ka nisur komunikimi mes PD dhe PS? Gazment Bardhi: Nuk po kërkojmë pazar me Ramën, kemi ofruar zgjidhje politike

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i PD, Gazment Bardhi, shprehet se mes PD dhe PS nuk ka asnjë komunikim apo përpjekje për marrëveshje.

I ftuar në ‘Mbrëmje ABC’ me Mirela Milorin, Bardhi theksoi se PD nuk do të kërkojë pazar me kryeministrin Rama pasi ai është përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet vendi sot.

‘Ka zero komunikim me çdo eksponent të qeverisë përfshirë njeriun përgjegjës të situatës që është Edi Rama. Ne nuk po kërkojmë pazar me Ramën, nuk kërkojmë marrëveshje me Ramën. Ne kemi konstatuar fakte të rënda në të cilat ndodhet sot vendi ynë dhe kemi ofruar zgjidhjen politike. Nuk kemi asnjë çështje për të diskutuar.

Zero komunikim nga ana e PD-së. Sa kohë ne nuk kemi vullnet dhe dëshirë për të komunikuar me këdo që është përgjegjës për situatën nuk kam nga ta di nëse kanë apo jo ata tentativa për të hyrë në komunikim me përfsaqëuse të PD-së.  Sa kohë Rama është kryeministër nuk mund të negociojmë me përfaqësuesin e Niçes dhe bandave kriminale që i thotë vetes kryeministër. Ky është portreti të cilin ne e shikojmë Ramën’, tha Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

Më shumë


spot_img








spot_img