Hapësire reklamuese

Aktualitet

A ka mbërritur varianti “Omicron” në Shqipëri? Përgjigjet Rakacolli: Nuk përjashtohet mundësia, vendet fqinje...

Shkruar nga Newsbomb
A ka mbërritur varianti “Omicron” në Shqipëri?

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli foli mbrëmjen e sotme për variantin e ri të Covid-19, i quajtur "Omicron", i cili është shfaqur në shumë vende të botës por dhe Europë.

E pyetur nëse ka mbërritur në Shqipëri varianti “Omicron”, Rakacoll tha se ende nuk është konfirmuar prezenca e këtij mutacioni në vendin tonë, por as nuk përjashtohet mundësia, pasi ky virus është shfaqur në vendet fqinje.  

Pyetje: A ka mbërritur Omicron në Shqipëri?

Rakacolli: Këtë nuk dimë ta themi, por edhe Shqipëria duhet të jetë e përgatitur për këtë. Që kur u shpall variant i ri ne e kemi ndjekur me vëmendje situatën në Shqipëri, por nuk e përjashtoj dhe as konfirmoj këtë. Do të cojmë mostrat për sekuencim. Përderisa është një virus dhe në vendet fqinje, mund të jetë prezent dhe tek ne.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll