Hapësire reklamuese

Politikë

A ka marrë Partia e Lirisë para ruse? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi

Shkruar nga Newsbomb
A ka marrë Partia e Lirisë para ruse? Ja si përgjigjet Monika

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, u pyet sot nga gazetarët nëse ish-LSI ka marrë fonde ruse nën drejtimin e saj. Në përgjigjen e saj Kryemadhi moshoi që kjo forcë politike të ketë marrë fiinancime ruse, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka lidhje me ish drejtorin e FBI ndaj të cilit ka një hetim në SHBA për lidhje me financimet ruse.

Pyetje: Nën drejtimin tuaj LSI ka përfituar fonde ruse?

Kryemadhi: E keni kuptuar që Rama thërret ujku ujku e cakalli bën kërdinë këtej.

PL s’ka marrë asnjëherë financime ruse e kanë qenë të qartë në linjën e tyre. Asnjë nga PL s’ka dalë në atë listën e pyetjve të një hetimi të madh që bëhet sot në Amerike për ish drejtorin e FBI që akuzohet për lidhjen e tij me Ramën për lidhjen e ngushtë që kanë të bëjnë me financimet ruse.

SHBA kanë bërë një investigim e Rama ka bërë shumë për ta eleminuar këtë lloj investigimi e lajmi në media që të shkëpusë vëmendjen nga varfëria, laegimi i të rinjve e për të shfokusuar vëmendjen e opinionit të rublat.

Rama mos mendoni se do e linte një gjë të tillë do vinte nja 10 prokurorë të tjerë kundër PL për ta hetuar këtë cështjen e rublave por nuk ka, e ka si lloj antistresi për të justifikuar problemet e veta. Sa herë i shtrëngohet litari për inceneratorin e Tiranës nxjerr ndonjë bllof mediatik që i ka dalë boja e është bërë shumë “old fashion” në këtë drejtim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu