Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

A ka lidhje protesta opozitare në Parlament me çështjen e Berishës? “Rrëfehet” Sula

Shkruar nga Newsbomb
A ka lidhje protesta opozitare në Parlament me çështjen e

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka deklaruar se protestat e opozitës në Parlament nuk vijnë si pasojë e çështjes së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Duke folur për “Abcneës”, Sula u shpreh se pengimi i zhvillimit normal të seancës në Kuvend nuk është shkak i masës së sigurisë nga SPAK për Berishën për privatizimin e ish-klubit Partizani. Ai deklaroi se protestat në Parlament kanë nisur prej gati një muaji për korrupsionet dhe komisionet hetimore.

Sula deklaron se lideri historik i PD u ka thënë kolegëve të tij se çështja është personale dhe nuk ka lidhje me ta.

"Kjo që po bëjmë ne sot nuk ka nisur tani sepse çështja e Berishës ka një javë që ka dalë. E kemi nisur prej një muaji për korrupsionin dhe komisionet hetimore. Po kërkojmë komisione hetimore për sistemin TIMS, konfliktin e interesit, investitorët strategjikë për të nxjerrë në dritë dhe për të parë se ku është shkelur ligji.

 Ne nuk e dinim se do të vinte problemi i Berishës që e ka problem personal dhe po të garantoj, e ka pasur me të vërtetë, e kam dëgjuar me veshët e mi kur Berisha tha se nuk është çështja e juaja, por e imja personale, i cili do të përballet me drejtësinë”, u shpreh Dashnor Sula.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese