Avokati i Alda Klosit, Ilirjan Muho ka thënë mbrëmjen e sotme se klientja e tij nuk ka asnjë lidhje me 380 mijë eurot e tjera të gjetur në banesën e sanitares Rozeta Dobi.
Ai shton teksa shton se atyre parave nuk iu del askush për zot. Ndër të tjera Muho ka ngritur dyshime se sa të besueshme mund të jenë për prokurorinë dëshmitë e sanitares, Rozeta Dobi.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: Po për 380 mijë Eurot e tjera, a nuk ka asnjë lidhje?
Ilirjan Muho-Avokati i Alda Klosit: Jo, nuk ka lidhje fare, fare, fare. Ta gjejë prokuroria të kujt janë. Ai person që ka deklaruar se ka një marrëveshje me Alda Klosin për të marrë këto para dhe për t’i ruajtur, i ka shpërdoruar në mënyrë të frikshme këto para sepse djali i saj ka filluar dhe blen makina. E dyta, nëse do të kishte një marrëveshje midis Aldës dhe asaj që është kapur me presh në dorë duke vjedhur banesën, atëherë pse në kontrollin e banesës së asaj grua janë gjetur dhe sende të vjedhura në banesa të tjera? Sa e besueshme mund të jetë për prokurorinë një person që bën 4 deklarime të ndryshme.
Blendi Fevziu: Deri tani sa persona janë paraqitur për vjedhje?
Ilirjan Muho- Avokati i Alda Klosit: Janë persona që kanë njohur sendet. Dikush ka njohur unazë, dikush varëse, parave nuk iu del njeri për zot sepse është çështja e tyre pse nuk iu del njeri për zot.
Blendi Fevziu: Po të shkoj unë të them se janë të miat, a duhet ta vërtetoj?
Ilirjan Muho- Avokati i Alda Klosit:Padiskutim.