Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela, komentoi në sulmin ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Ai u pyet nga gazetarët në lidhje me gjendjen shëndetësore të Berishën dhe nëse kishte marrë mjekim shëndetësor. Lela nuk preferoi të flasë shumë duke thënë se Berisha po pushon dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Gjendja është shumë e mirë, sot është duke pushuar, por është në gjendje shumë të mirë” tha Lela.
Pjesë nga biseda:
A pati vizita mjekësore?
Më lejoni mos të ndaj këto gjëra që s’kanë interes për publikun.
Ju e keni takuar?
Berisha ka qenë deri vonë dje në seli dhe është larguar pastaj për në banesë.