Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Lulzim Basha nuk ka vizë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I pyetur në emisionin “Quo Vadis” nëse Basha disponon pasaportë amerikane, Berisha tha se kryedemokrati nuk ka as vizë, “por do ta marrë”, shtoi ai.
Sakaq, Berisha i bëri thirrje agjencive ligjzbatuese të vendeve partnere ta hetojnë Bashën për pastrim parash dhe për “disa probleme të tjera”, për të cilat ish-kryeministri nuk preferoi të flasë më tepër.
Pyetje: A ka pasaportë amerikane Lulzim Basha?
Berisha: Në dijeninë time as vizë nuk ka, por do ta marrë. Ftoj agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere ta hetojnë për larje parash, dhe disa probleme të tjera.